Të fundit

Daçiq: Jemi pajtuar me Vuçiqin të vazhdojmë koalicionin

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se sot ka biseduar me presidentin e Serbisë dhe liderin e Partisë Përparimtare serbe, Aleksandar Vuçiq dhe se janë pajtuar që të vazhdojë bashkëpunimi mes dy partive, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Daçiq ka deklaruar se bisedimet kanë zgjatur një orë e gjysmë dhe se janë pajtuar që të vazhdohet bashkëpunimi dhe të forcohet koalicioni PSS dhe PPS, transmeton Papraci.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë ka deklaruar se marrëdhëniet PPS dhe PSS janë dëmtuar ndjeshëm, por se nuk mendon se zgjedhjet janë zgjidhje e mirë për Serbinë për momentin, duke thënë se për këtë ka biseduar me liderin e PSS, Ivica Daçiq.

“Unë nuk mendoj se është aq e rëndësishme se kush kë e ka ftuar, nuk mendoj se duhet të them marrëzi të tilla dhe të bëj seriale spanjolle apo venezueliane. Asgjë nuk do të ndodhë brenda natës, ajo që ka ndodhur tashmë është diçka që sigurisht ka dëmtuar ndjeshëm marrëdhëniet tona. Këtu ekzistojnë gjëra për të cilat nuk do të flas, kjo nuk mund të jetë arsyeja për gjithçka, ka gjëra të tjera”, ka thënë mbrëmë Vuçiq dhe ka treguar se sot do të flasë me Daçiqin./Paparaci

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci