Të fundit

Djali sirian filmoi veten nën rrënoja: “Nuk e di nëse do të mbijetoj apo do të vdes”

Një djalë nga Siria, ka arritur të publikojë një video në rrjete sociale, ku shihet që ka ngecur nën rrënojat e një ndërtese të shembur, si pasojë e tërmetit që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë.

Në video ai shihet i mbuluar me pluhur dhe në një hapësirë shumë të ngushtë, duke thënë se nuk e di nëse do të jetojë apo jo.

Gjatë kohës që ai bën incizimin shihen pamje ku fillojnë të bien copëza të betonit. I riu thotë se në atë ndërtesë ka më shumë se tre apo katër familje, të cilët poashtu kanë mbetur nën rrënoja.

“Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes. Nuk e di sesi ta përshkruaj ndjesinë që përjeton dikush që ndodhet në këtë situatë të vështirë. Siç mund ta shikoni, jam nën rrënoja (ndërkohë bie një tjetër pjesë e mureve). Ka më shumë se tre apo katër familje nga fqinjët tanë të cilët janë po ashtu nën rrënoja. Zoti na ndihmoftë! Nuk di si ta përshkruaj, çdo gjë po dridhet”, thotë ai.

Deri tani nga tërmeti që goditi këto dy shtete para dy ditësh, kanë mbetur të vdekur mbi 11 mijë persona.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci