Të fundit

Vitia i shqetësuar me ikjen e mjekëve, Nagavci arsyetohet pse nuk ndërtuan çerdhe

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është shprehur i brengosur me largimin e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit.

Në konferencë për medie, pas mbledhjes së Qeverisë, Vitia tha se janë duke u përballur me mungesën e anesteziologëve, por tha se profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më së shumti nga Ligji i pagave.

Ai shtoi se përmes rregulloreve që do të miratojnë, paga e mjekut specialist nëse punon vetëm në sektorin publik mund të shkojë deri 1800 euro në muaj.

“Jemi duke u përballur me mungesën e anesteziologëve, jo infermierëve deri në atë shkallë. Në anën tjetër, neve si ministri por edhe si qeveri po na brengosë ikja e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit. Në këtë drejtim jemi munduar dhe në raport me koeficientet tani, mendoj se profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më shumë se çdo kategori tjetër. Kjo është një nga ajo që po mundohemi të bëjmë që të bindim stafin shëndetësor që mos të largohen nga vendi. Në anën tjetër, kemi filluar dhe është një rregullore e cila do të përcaktojë se për stafin shëndetësor dhe mjekët specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të ketë një shtesë ekstra. Natyrisht është edhe përvoja e punës dhe për një mjekë specialist me gjitha këto, pas kalimit të Ligjit të pagave, një mjeku specialist nëse punon vetëm në QKUK do t’i shkojë rroga deri 1700-1800 euro në muaj”, tha ai.

I pyetur për emërimin e u.d e drejtoreshës së ShSKUK-së, Narqize Arënliu- Hoxhaj, Vitia tha se e njëjta nuk ka qenë anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, por është angazhuar vetëm si eksperte sa kanë udhëhequr Komunën e Prizrenit.

“Në çdo komunë ku ka qeverisur Lëvizja Vetëvendosje, neve kemi marrë edhe ekspertë përveç përkatësisë partiake. Këtë besoj e dini ju dhe qytetarët. Njësojë edhe zonja Arënliu ka qenë drejtoreshë e shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, si eksperte, jo anëtare e LVV-së”, tha ai.

Në anën tjetër, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u arsyetua për ndërtimin e pakët të shkollave dhe çerdheve gjatë këtyre dy viteve qeverisjeje.

Ajo tha se kanë bërë planifikimet e duhura dhe se do të ecin tutje gjatë këtij viti për ndërtimin e infrastrukturës shkollore.

“Sa për ndërtimit të shkollave që janë akoma problematike për fëmijët që vijojnë mësimin në këtë pjesë, por edhe për ndërtimit të çerdheve, i cili është edhe një nga premtimet tona. Por jam e vetëdijshme se duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim. Viti i kaluar ka qenë një vit sfidues dhe për shkak të situatës me pandeminë dhe gjithë ndryshimeve që janë sjell. Sa i përket planifikimit kemi ecur përpara dhe besoj se një formë e re e ndërtimit të çerdheve dhe jemi duke shqyrtuar besoj se do të na jep mundësi për realizimin e premtimit”, theksoi Nagavci. /E.Zeqiri/

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci