Të fundit

Parlamenti Evropian nesër debaton për Kosovën dhe Serbinë

Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian do të diskutojë nesër raportet për Kosovën dhe Serbinë.

Aty pritet të ritheksohet mbështetja e tyre e plotë për përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe i bëjnë thirrje të dyja vendeve që të punojnë në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Kosova dhe Serbia janë të ftuar të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet përkatëse, “përfshirë krijimin e një Asociacioni/Bashkësie të komunave me shumicë serbe”.

Të dy raportet dënojnë gjithashtu të gjitha veprimet që kërcënojnë stabilitetin dhe vënë në pikëpyetje procesin e pajtimit,  ndërsa shprehin shqetësimin serioz për tensionet në veri të Kosovës dhe të shtënat në ditën e Krishtlindjeve dhe kujtojnë përgjegjësinë e përbashkët për paqen dhe sundimin e ligjit për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Ndërkohë, draft-raporti për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën 2022 përsërit shqetësimet për gjyqësorin e Kosovës, i cili mbetet joefektiv dhe i prekshëm ndaj ndërhyrjeve, dhe inkurajon autoritetet që të përmirësojnë zbatimin e instrumenteve ekzistuese për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit.

Kosova është e thirrur të sigurojë qëndrueshmërinë financiare dhe pavarësinë e mediave për të hequr ndikimin politik dhe bën thirrje për transparencë më të madhe të pronësisë në media për të forcuar pavarësinë dhe pluralizmin.

Ai gjithashtu shpreh shqetësimin për rastet e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes kundër pakicave etnike, personave LGBTI, refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe përsërit thirrjen për të intensifikuar përpjekjet për t’u dhënë grupeve minoritare mundësi të barabarta.

Në draft raportin për Raportin e Komisionit Evropian për Serbinë për vitin 2022, shpreh keqardhje për nivelin e ulët të vazhdueshëm të përputhshmërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë, dhe thekson se Serbia, si kandidate për BE-ja duhet t’u përmbahet parimeve dhe politikave të BE-së dhe se përafrimi me një regjim autokratik luftarak është i papranueshëm.

Po ashtu, shprehet keqardhja edhe për faktin se komponentët kryesorë të politikës së jashtme të Serbisë janë drejtpërdrejt kundër qëndrimeve të BE-së, përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes për përcaktimin e prioriteteve të përbashkëta të politikës së jashtme të Serbisë dhe Rusisë për periudhën 2023-2024 dhe takime me zyrtarë të lartë rusë në listën e sanksioneve të BE-së.

Pas debatit të nesërm, eurodeputetët do të mund të paraqesin amendamente, pas së cilës Komisioni do të votojë. Rezolutat pritet të votohen në seancën plenare të Parlamentit Evropian në maj.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci