Të fundit

​Dhjetëra ligje pritet të plotësohen dhe ndryshohen

Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga deputetët që të përkrahin këtë projektligj duke marrë parasysh sipas tij pasigurinë juridike të krijuar dhe nevojën për harmonizimin e një mori ligjesh.

Për shkak të mungesës në votim, ky projektligj pritet të votohet në një seancë tjetër.

Sveçla ka thënë se një ligj i tillë ndihmon vendosjen e një sistemi linear juridik për procedurat administrative dhe sundimin e njëtrajtshëm të shtetit ligjor.

“Përkundër kësaj pasigurie juridike të krijuar që nga viti 2017 deri me ardhjen tonë në qeverisje nuk ka pasur asnjë lëvizje për realizimin e plotësim ndryshimeve të nevojshme ligjore për harmonizim të mirëfilltë. Prandaj pas marrjes së mandatit, skanimit të korpusit ligjor ekzistues është kërkuar mbështetje që çështja e harmonizimit të ligjeve të veçanta me ligjin për procedurë të përgjithshme administrative të adresohet me shpejtësi dhe kualitet të lartë. Sipas analizës dhe vlerësimit që është bërë ka rezultuar 231 ligje të sferave të ndryshme që duhet t’i nënshtrohen harmonizimit pra që duhet të plotësohen dhe ndryshohen. Besoj që e kuptoni që një trajektore të tillë për harmonizim të të gjitha këtyre ligjeve të veçanta është dashur ta skanojmë në disa hapa”, ka thënë ministri i Brendshëm.

Ai ka shtuar se me këtë ligj janë përcaktuar modalitetet për ushtrimin efektiv të autoritetit publik në shërbim të interesit publik duke garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të personave juridik dhe fizik ën procedurë administrative

Nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku ka thënë se janë 43 ligje që do të plotësohen dhe ndryshohen.

“Përmes projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimi i tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative do të plotësohen dhe ndryshohen 43 ligje , projektligji përmban gjithsej 43 kapituj dhe 139 nene dhe i plotëson dhe ndryshon këto ligje”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votim.

“Qeveria prap po mundohet ti zgjedh problemet me procedurë të përshpejtuar prandaj ne mendojmë që nuk duhet të marrim pjesë në këtë votim sepse forma dhe mundësia për të diskutuar dhe për të nxjerr një ligj sa më të zbatueshëm në praktikë nuk është e mundshme kur ndryshohen disa ligje me një ligj të caktuar”, ka thënë Lushtaku.

Pasi shumë deputetë nuk votuan fare ky projektligj ka mbetur të votohet në një seancë tjetër.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci