Të fundit

Lugati viziton kuvendin: Kënaqësi e madhe të shoh një përmirësim kaq të madh në Kosovë

Ish konkurrenti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, këngëtari kontrovers Gjon Karrica, i njohur më shumë si Lugati, gjatë ditës së sotme ka vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet ai, me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare të Instagramit, ku pos tjerash është shprehur i lumtur, për siç tha ai “përmirësimet në Kosovë”.

Gjithashtu, Lugati është mirëpritur në Kuvend nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

“Sot, isha për vizitë në Kuvendin e Kosovës, ishte një kënaqësi e madhe për një gurbetqar si unë, të shoh një përmirësim kaq të madh në atdheun tim, Kosovën. Ju falënderoj gjithsecilit prej jush për kohën dhe mbështetjen tuaj”, ka shkruar Lugati.

“Shpresoj dhe besoj shumë se të gjithë bashkë mund t’ia dalim për ta çuar Kosovën në hapat e duhur drejt integrimit në shoqërinë evropiane”, ka shtuar ai.

Përndryshe, Lugati është larguar nga BBVK për arsye të problemeve shëndetësore.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci