Të fundit

A i thanë amerikanët që LDK-ja ta formojë Asociacionin nëse Kurti nuk e bën, përgjigjet Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka quajtur informues diskutimin e organizuar nga ambasada e ShBA-së në Prishtinë lidhur me Asociacionin.

Ai tha se Qeveria e ShBA-së e mbështet politikën dhe institucionet e Kosovës.

“Në ambasadë nuk ka pasur kurrgjë dhe ai debati, zhurma politike që ka prodhuar takimi para tij nu ka dalë. Kam qenë i bindur se nuk ka asgjë. Nëse dikush i mbështet institucionet dhe politikbërien në Kosovë, janë qeveria amerikane, e cila përfaqësohet këtu me ambasadë”, tha ai.

Ndër të tjera, Haziri shtoi se kishte një ballafaqim i qasjeve mes serbëve dhe shqiptarëve në atë diskutim, që u mbajt më 31 janar.

“Takimi ka dëgju, i ka dëgjuar palët për procesin ku janë si janë. Ka pasur një numër i madh i politikanëve, zyrtarëve, përfaqësuesve të OJQ-ve serbe që kanë paraqitur një qëndrim. Ka qenë një qasje e serbëve dhe e shqiptarëve. Qeveria i ka pasur 6 përfaqësues, dy zv/kryeministra dhe 4 ministra”, shtoi Haziri, raporton Paparaci.

Po ashtu, Haziri u pyet nëse zyrtarët amerikanë i kanë thënë nëse LDK-ja e formon Asociacionin, po qe se Kurti nuk e bën një gjë të tillë. Megjithatë, përgjigja e tij qe e shkurtër; jo.

“Jo. E kemi qartësuar këtë kur kemi dëgjuar dhe parë zhvillime të tjera. Ne kemi thënë se i vetmi mandatar për me negociu për Kosovën është kryeministri. Ai sot e ka emrin Albin Kurti, nesër mund ta ketë ndryshe. I vetmi që mund ta arrijë një marrëveshje është Kurti”, pohoi Haziri në ATV.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci