Të fundit

Kryetari i AAK-së: Kurti ndoshta ka pas qejf të del nga kontrolli veriu, por nuk lejon Amerika

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur dyshime se situata e krijuar në veri muaj më parë ka mundësi së është krijuar nga, kryeministrti, Albin Kurti pë të mos e pranuar Asociacionit.

Ai ka thënë se për të shpëtuar nga Asociacioni, Kurti, ka dashur të panjë edhe autonomi për veriun e Kosovës vetëm që të mos e pranoj, por këtë nuk e lejon SHBA-ja dhe NATO-ja.

“Nuk lejon Amerika me dal prej kontrollit kurgjë në Kosovë, nashta ka pasë qejf Kurti kur i ka krijuar incidentet në veri, ka pas qejf që me qit prej kontrolli veriun që të mos ndodhë Asociacioni, pra është e mundshme që kjo ka qenë strategjia e Kurtit. Vetëm me shpëtu prej Asociacioni, me thënë se ja s’u bë Asociacioni por u bë autonomia e veriut, mirëpo nuk lejojnë institucionet e sigurisë, NATO, Amerika, që me dal nga korniza e marrëveshjes”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Haradinaj ka thënë se as tash nuk i pëlqen që të themelohet Asociacioni por që është marrëveshje e nënshkruar më parë dhe duhet të shkohet përpara.

“Më lejoni ta sqaroj, çdoherë kam qenë kundër Asociacionit, nuk më pëlqen por na ka mbet në derë, nuk ka faj as Kurti por është diçka që na ka mbet në derë”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci