Të fundit

Kurti i qiti gjashtë kushte, Haziri ‘zbulon’ dy vërejtjet e BE-së ndaj tij

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën e sotme të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se Bashkimi Evropian ka paraqitur vërejtjet e saj për dy nga gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për pranimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Sipas Hazirit, dy vërejtjet e BE-së karshi kushteve të Kurtit janë çështja e reciprocitetit të të drejtave të pakicave në Kosovë dhe Serbi si dhe shuarja e strukturave ilegale në veri, raporton Paparaci.

“Reciprociteti dhe çështja e strukturave paralele. Në kundërshtim. Strukturat paralele për partnerët ndërkombëtarë nuk ekzistojnë, ato janë bojkot, struktura që kanë dalë prej institucioneve. Ne i identifikojmë si struktura të njëjta. Ndërkohë, reciprociteti merr organizimin e shqiptarëve në Kosovën lindore, është poashtu një nga parimet që s’mund e përballon”, tha Haziri në ATV.

Më 2 shkurt, kryeministri Albin Kurti  në Kuvendin e Kosovës ka dhënë gjashtë pika si kushte për Asociacionin në marrëveshjen me Serbinë dhe ato janë si vijon:

1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës

2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit per vetëqeverisje lokale (kreu 5).

3. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe, në ndërlidhje me këtë të fundit, vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE (që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013).

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci