Të fundit

Haradinaj: Kosova divorcohet nga Serbia me marrëveshjen evropiane

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se më nënshkrimin e marrëveshjes evropiane Kosova përfiton shumë.

“Më këtë marrëveshje Kosova divorcohet nga Serbia dhe në arenën ndërkombëtarë kjo është e pranueshme dhe Kosova mund të ecë përpara edhe pa njohjen nga Serbia”, ka deklaruar kreu i AAK-së.

Tutje ai ka thënë se hapet rruga e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe pranohet në Partneritetin për Paqe, rrugë që duhet të ndiqet nga Kosova e cila pastaj është e pakthyeshme.

“Me marrëveshjen evropiane për normalizim dicorcohemi nga Serbia. Amerika e përkrahë Kosovën për Parteritet për Paqe pas nënshkrimit të planit evropian për normalizim. Partneriteti për paqe ndodhë në ditën që nënshkruhet marrëveshja me planin franko-gjerman”, ka thënë Haradinaj.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci