Të fundit

Mustafa: Kurti gënjeu për Asociacionin, Haradinaj për demarkacionin

Ish kryetari i LDK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, foli për zhvillimet politike në vend. Mes tjerash, ai foli edhe për dy çështje, që sipas tij, janë shumë të rëndësishme.

E para për dialogun Kosovë-Serbi, planin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve e Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe e dyta për çështjen e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

Për të gjitha, Mustafa tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, të cilët i kanë pasur këto si kauza të tyre për të ardhur në pushtet, tashmë i kanë harruar sepse sipas tij, ato nuk kanë qenë fare kauza.

“Presidentja ishte për vizitë në Mal të Zi. As nuk e përmendi demarkacionin dhe ata 8.200 hektarë tokë që thoshin se Kosova ia ka falë Malit të Zi”, tha Mustafa në RTK, transmeton Paparaci.

Madje, ai tha se në krye të Qeverisë ishte gati për dy vjet, kryeministër Ramush Haradinaj dhe nuk bëri asgjë në lidhje më këtë kauzë të tij.

“E ka dy vjet që në krye të Qeverisë është Albin Kurti dhe nuk ka bërë asgjë”, tha Mustafa, duke rikujtuar se kjo ka qenë gënjeshtër e tyre, vetëm sa për të ardhur në pushtet, sepse sqaroi se -“Kosova nuk ka humbur asnjë pjesë të territorit të saj me demarkacion”.

“Kurti e të tjerët e kallën vendin me këtë kauzë, por tani nuk ka asgjë”, tha Mustafa, duke rikujtuar se tanimë askush nuk e përmend.

Sipas tij, vetë fakti që presidentja Osmani shkon në vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe nuk e përmend demarkacionin, atëherë kjo është dëshmi se ishte një gënjeshtre sa për të ardhur në pushtet.

“Të dy kauzat, demarkacioni dhe Asociacioni janë të rrejshme”.

Mustafa më tej shprehu bindjen se siç po sillen sot për demarkacionin, Kurti e Osmani,  do të sillen edhe për Asociacionin.

“Siç po shkojnë proceset, këta që e kanë kundërshtuar, do ta gëlltisin edhe këtë, por në një formë shumë më të keqe”.

Mustafa kishte nënshkruar marrëveshjen më 2013, në kohën kur dialogun e ndërmjetësonte Bashkimi Evropian me Federica Mogherinin, si përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci