Të fundit

Amos reagon për herë të parë pas daljes nga shtëpia

Aktori Amos Zaharia ka bërë reagimin e tij të parë pas eliminimit nga “Big Brother Vip.”

Ish-banori ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram ku falenderon mbështetësit e tij dhe shprehet i lumtur që po i rikthehet “jetës.”

Aktori ka kërkuar gjithashtu ndjesë për shakatë e tij, sipas tij të keqkuptuara, dhe për qëndrimet e tij ndaj banorëve të tjerë.

“Shumë prej jush që më njohin e ma dine humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mija në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu perfshij edhe veten time mbi të gjithë”-shkruan mes të tjerash Amosi.

Prime-in e mbrëmshëm u vërtetua se bota është portokalle. Olta e cila “qeshi” disa ditë më parë me largimin e Efit nga shtëpia e “BBV”, mbrëmjen e djeshme ka shpërthyer në lot.

Kjo pasi Amosi u votua nga publiku si banori i cili duhet të linte shtëpinë. Dihej se aktori ishte një nga personat më të afërt të Oltës brenda shtëpisë, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe vetë ata.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci