Të fundit

Konjufca e shpjegon qëndrimin e LVV-së për Asociacionin me një anekdotë: Mendoj se është vështirë të bëhet

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është deklaruar rreth formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, që po kërkohet me insistim nga bashkësia ndërkombëtare.

Teksa është shprehur se Asociacioni është vështirë që të bëhet, ai zgjodhi një anekdotë që ta shpjegojë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje mbi këtë temë, transmeton Paparaci.

“Asociacioni, unë mendoj që është vështirë të bëhet. Asociacioni tash është si një far lloj, beteje pak me mullinjtë e erës. Me bo atë është si ajo anekdota, që i kërkohet atij djalit një zinxhir prej zallit të detit. Me mbaru zinxhir prej zallit të detit. A mundesh me bë zinxhir prej zallit të detit?”, u shpreh ai të mërkurën mbrëma.

“Mirë pra. Le ta bëjmë zinxhirin prej zallit të detit. A e din dikush në botë se si bëhet. Kjo është e njëjta. Si për atë punë. Kërkohet diçka që është faktikisht e pamundshme për neve”, shtoi ai në T7.

Kryekuvendari theksoi se Asociacioni është nënshkruar me një emër etnik si marrëveshje.

“Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar vet principin e marrëveshjes. Ka thënë nuk bëhet një asociacioni etnik. Bashkësia ndërkombëtare po thotë se duhet të formohet. Por ne po ju themi se Serbia e ka qit nënshkrimin se nëse Kushtetuesja e rrëzon, atëherë nuk ka. Si po mendoni se do të bëhet?”.

Video nga Paradoks

"Kundër faljes së tokave", "Dhuratë e Millosheviqit": Krejt çka thoshte Kurti për vendimin që tash po e zbaton për Manastirin e Deçanit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci