Të fundit

Së paku tre amerikanë të vdekur nga tërmeti në Turqi

Të paktën tre amerikanë kanë vdekur në tërmetin e së hënës në Turqi, ka thënë Departamenti i Shtetit të mërkurën në një deklaratë.

“Ngushëllimet tona më të sinqerta viktimave dhe familjeve të të gjithë të prekurve”, ka thënë një zëdhënës. “Për shkak të çështjeve të privatësisë, në këtë kohë nuk kemi detaje shtesë”, raporton CNN.

Zyrtarë amerikanë po punojnë për të ofruar mbështetje për viktimat dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ka shkuar në së paku 12,049 persona, thanë autoritetet. /Klankosova.tv

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci