Të fundit

Elon Musk planifikon të ndërtojë qytetin e tij në Texas

Miliarderi Elon Musk planifikon të ndërtojë qytetin e tij jashtë Austinit, në shtetin amerikan të Texasit, shkruan “Wall Street Journal”.

Gazeta me reputacion ka raportuar se qyteti i planifikuar në lagjen Bastrop do të ndërtohet pranë objekteve Boring dhe SpaceX që janë në ndërtim e sipër.

Pronari i Twitterit planifikon të vendos rregullore të dizajnuar nga vetë ai për qytetin.

Musku dëshiron që punonjësit në kompanitë e tij Boring, Tesla dhe SpaceX të jenë në gjendje të jetojnë në shtëpi të reja me qira nën nivelin e tregut.

“Sipas ligjit të Texasit, një qytet ka nevojë për të paktën 201 banorë përpara se të paraqesë për inkorporim, ndjekur nga miratimi i një gjyqtari të qarkut”, thuhet në raport.

Qarku Bastrop ka thënë se nuk kishin marrë ende kërkesë nga Musk.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci