Të fundit

Guvernatori Mehmeti priti në takim misionin e FMN-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella dhe Stephanie Eble, përfaqësuese e zyrës regjionale për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimet e BQK-së në  avancimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.

Guvernatori Mehmeti njoftoi të pranishmit se sektori financiar po vazhdon trendin pozitiv edhe këtë vit, duke qenë likuid dhe me performancë pozitive, duke rritur aktivitetin kredidhënës për ekonominë dhe
qytetarët.

Ai falënderoi FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe BQK-së në veçanti përgjatë gjithë këtyre viteve.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i Misionit të FMN-së për vendin tonë, Gabriel Di Bella falënderoi
Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin, ndërsa shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe realizimit të projekteve të ndryshme së bashku me BQK-në, përmes të cilave do të përfitonin qytetarët dhe ekonomia në përgjithësi.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci