Të fundit

Policia e Kosovës arreston një person që po kërkohej nga Interpoli

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën pasdite një person, bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar në Interpol nga shteti i Gjermanisë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari kërkohej për veprën penale të dhunimit.

“Bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol të lëshuar nga shteti i Gjermanisë është arrestuar një mashkull shqiptar me shtetësi gjermane për veprën penale Dhunim. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci