Të fundit

Debat i ashpër mes Kiarës dhe Oltës për Luizin

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari pavarësisht se njihen si kundërshtarë në lojë, ata së fundmi kanë pasur një afrimitet të madh me njëri-tjetrin.

Kjo për shkak të një prove që duhej ta kryenin në çift, të cilën po ashtu e përfunduan me sukses dhe arritën t’ia rikthenin 20 mijë euro çmimit final.

Sjellja e Oltës kundrejt Luizit këto ditë ka qenë krejtësisht ndryshe dhe është vlerësuar nga publiku, duke qenë se artisti shkodran nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas disa mesazheve që u lexuan brenda nga fansat, në një prej të cilëve përfshihej edhe Kiara për mënyrën se si është parë nga jashtë në raport me Luizin, ka bërë që të ketë një reflektim nga vet ajo.

Moderatorja nisi një debat me Oltën duke e akuzuar se gjithë këtë po e bën vetëm për lojë, që të dalë mirë në sy të publikut.

 

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci