Të fundit

Petkoviq: Në Shtërpcë “ndodhi tentim i vrasjes së rëndë” ndaj fëmijëve serbë

I ngarkuari i Vuçiqit për Kosovën, Petar Petkoviq ka deklaruar se avokati i angazhuar nga zyra e tij ka paraqitur padi për “tentim vrasje” të fëmijëve serbë në Shtërpcë në ditën e Krishtlindjes.

Petkoviq ka pretenduar se epilogu do të dihet në seancën e re të caktuar për 16 mars dhe se për të gjithë rastin do të njoftohen edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, transmeton Paparaci.

Ai në Twitter ka shkruar se avokati i angazhuar nga regjimi serb “ka vendosur të bëjë diçka të tillë sepse prokurori nga Ferizaj “tentimin e vrasjes” së Stefan dhe Millosh Stojanoviqit në Gotovushë të Shtërpcës e ka cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me përdorimin e armës, sikur gjoja”, sipas propagandës së Petkoviqit, “një pjesëtar i FSK-së, Azem Kurtaj ka qëlluar në ajër dhe nuk ka lënduar rëndë Stefanin dhe Milloshin”.

“Është shqetësues fakti se për këtë kualifikim të veprës praktikisht nuk shqiptohet dënim efektiv me burgim, por me kusht dhe me gjobë, është e qartë se Prishtina synon të shpëtojë një pjesëtar të FSK-së nga burgu edhe pse bëhet fjalë për një njeri “që qëlloi fëmijët serbë me qëllim që t’i vriste”, ka pretenduar në vazhdimi të propagandës së tij Petkoviq./Paparaci

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci