Të fundit

Donjeta Sadiku s’merr pjesë në Botërorin e boksit, India kërkoi të mos përdoren flamuri dhe himni i Kosovës

Medalistja e bronztë e botës dhe Evropës, boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që fillon sot në New Delhi.

Pavarësisht që të hënën u dha drita e gjelbër për vizat nga MPJ e Indisë, pjesëmarrja u kushtëzua.

Organizatori i kampionatit bëri të ditur se himni dhe flamuri i Kosovës nuk do të përdoren në ceremonitë e kampionatit.

Duke parë këto kushte, Komiteti Olimpik i Kosovës, Federata e Boksit e Kosovës dhe Ministria e Kulturës morën vendim për mospjesëmarrje.

Ky është njoftimi i plotë:

Medalistja e bronztë e botës dhe Evropës, Donjeta Sadiku, përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis sot në New Delhi të Indisë.
Përkundër se Ministria e Jashtme e Indisë, dha të hënën ‘dritën e gjelbërt’ për marrjen e vizës për ekipin tonë, disa orë më vonë Federatës së Boksit të Kosovës, iu kushtëzua pjesëmarrja e Donjetës.
Organizatori i Kampionatit bëri me dije se pjesëmarrja e boksieres tonë mund të bëhet vetëm me dy kushtet e vëna: Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si dhe pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të lejohen të bartin flamurin e tyre, qoftë edhe në veshjet e tyre në formë të printuar.
Duke parë këto kushte dhe diskriminimin e bërë nga shteti i Indisë, FBOXK në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, vendosi të mos udhëtojë fare drejt Indisë.
Kjo është hera e tretë që Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Kampionatet Botërore në Indi dhe njëherit mundësia për të fituar një tjetër medalje botërore.
#nopoliticsinsport #IBA | #WWCHDelhi | #Boxing. /Paparaci.com/

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci