Të fundit

Presidentja pesimiste për takimin e 18 marsit në Ohër: S’ka sinjale për ndryshim nga Serbia

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nuk pret shumë nga ana e Serbisë në takimin e 18 marsit në Ohër, por se shpreson në komunitetin ndërkombëtar.

Osmani tha se presidenti serb nuk ka ndryshuar qëndrim, e as nuk ka dhënë sinjale se do të ndryshojë, e sipas saj kjo “nuk është as gjë e re, kjo ka ngjarë në këto 12 vite të dialogut”.

“Pritjet tona janë që natyrisht ky do të jetë një takim ku Kosova do të angazhohet më shumë, ku do të jap komentet e veta, propozimet e veta, gjithsecila prej tyre kontribuon për paqen në rajon”, tha ajo, në një prononcim për medie, pas edicionit të dhjetë të Javës së Gruas.

“Këto pritje janë pritje që varen nga ne. Unë nuk mund të tregoj se si mund të sillet Serbia sepse deri sot ata nuk kanë dhënë ndonjë një kontribut, qoftë për arritje të marrëveshjes, qoftë për stabilitet e paqe në rajon. Presidenti Serb jep sinjale që ata nuk ka ndryshuar dhe nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë, kontributi i tyre i vetëm në proces ka qenë obstruksioni dhe kjo nuk është as gjë e re, kjo ka ngjarë në këto 12 vite të dialogut”.

Tutje, Osmani tha se gjysma e marrëveshjeve nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë.

“Deri tani më shumë se gjysma e marrëveshje nuk janë duke u zbatuar nga ana e Serbisë. Nuk kemi pritje të mëdha nga ana e Serbisë, shpresa ime është që komuniteti ndërkombëtar do të fokusohet me një presion në raport me Serbinë në mënyrë që të bindet Serbia që data 18 mars në Ohër është një momentum i rëndësishëm në procesin e dialogut, që do të zgjidhen shumë çështje të cilat pastaj e hapin rrugën drejt njohjes reciproke”, ka thënë Osmani.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci