Të fundit

Shqipe Mjekiqi dorëhiqet nga pozita e nënkryetares së LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje.

Në letrën e dorëheqjes, Mjekiqi nuk ka treguar arsyen e largimit, derisa tha se do të vazhdojë “të kontribuojë në zhvillimet politike në vend duke mbetur anëtare e devotshme e LDK-së”.

“Këtë muaj bëhen dy vjet nga zgjedhja ime në strukturat udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e plot 17 vjet angazhimi për LDK-në. Siç e dini, zgjedhja ime u bë në një kohë mjaft të vështirë, atëherë kur partia kishte marrë vetëm 13 për qind të votave në zgjedhjet e shkurtit”, ka thënë ajo.

Mjekiqi theksoi se LDK-ja qëndron në një pozitë më të mirë sot, sesa para dy vjetësh.

“Unë kisha besimin e plotë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të rikthehej sepse skena politike në Kosovë kishte nevojë për të. E vërteta është se në aspektin elektoral, partia qëndron në një pozitë shumë më të mirë sot, sesa para dy vjetësh. Personalisht do të vazhdoj të ndjekë për së afërmi e kontribuoj në zhvillimet politike në vend, duke mbetur anëtare e devotshme e LDK-së. Por, nga sot, ju njoftoj se unë po jap dorëheqje, me efekt të menjëhershëm, nga funksioni i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë”, ka deklaruar ajo.

Mjekiqi, ishte zgjedhur nënkryetare e LDK-së, dy vite më parë me 20 mars të vtiti 2021.

Pas marrjes së postit si nënkryetare e LDK-së Mjekiqi ka thënë se këtë pozitë në parti nuk e ka marrë në kohën më të mirë. Ajo kishte përmendur rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhje, teksa ka shtuar se është koha që partia të kthehet në piedestal.

Ajo ka qenë këshilltare e Fatmir Sejdiut gjatë kohës që ai ka qenë presidenti i Kosovës dhe këshilltare e Skënder Hysenit gjatë kohës sa ky i fundit ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pas dorëheqjes së mjekiqit, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri dhe Lutfi Haizir, janë nënkryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci