Të fundit

Dreshaj: Ministria e Shëndetësisë në qeverinë Kurti ka qenë e eksperimenteve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur një konferencë për medie për të kritikuar qeverinë për gjendjen aktuale në shëndetësi.

Deputeti nga radhët e kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, tha se Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, ka qenë ministri e eksperimenteve.

“Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, ka qenë ministri e eksperimenteve. U ndërruan ministrat e shefat e departamenteve, madje kishte raste kur këto pozita mbetën bosh për muaj të tërë”, ka thënë Dreshaj në konferencën për medie, njofton Klankosova.tv

Dreshaj tha se Ministria e Shëndetësisë s’mund të funksionojë me ushtrues detyre.

“Shëndetësia nuk menaxhohet me ushtrues detyra që janë pa përvojë menaxheriale”, u shpreh Dreshaj.

Ai tha se për 36 ditët e para të këtij viti, 35 mjekë e kanë lëshuar Kosovën, derisa shtoi se ikja e tillë e mjekëve nuk ka ndodhur as në vitet e 90-ta.

“Është mëkat që qytetarët të përballen me probleme nga më të ndryshmet në shëndetësinë tonë… Kemi mungesë të infrastrukturës, mungesë të barnave ku qytetarët detyrohen të kërkojnë lëmoshë për të siguruar ato”, ka shtuar ai.

Dreshaj tha se, si Aleancë, i rekomandon qeverisë disa hapa që duhet të ndërmarrë për të dalë nga kjo situatë.

“Për të dalë nga kjo situatë duhet që shëndetësinë ta shndërrojë në prioritet, duhet të fillojë reformën rrënjësore në sistemin shëndetësor, të bëhet me urgjencë pagesa e kujdestarive, urgjent të plotësohet në plotni lista esenciale me qind për qind të furnizimit dhe urgjent të bëhet zvogëlimi i listës së pritjes”, u shpreh Dreshaj.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci