Të fundit

Rusia i fut duart edhe më shumë në dialog: Serbia është nën presion të paprecedentë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se në këtë moment po ushtrohet presion i paprecedentë në shumë vende të botës, veçanërisht ndaj Serbisë, por se siç tha ai “Moska pret që çështjet më problematike të zgjidhen në kuadër të një dialogu konfidencial dhe partneriteti me miqtë serbë”.

“Ne e kuptojmë në mënyrë të përkryer se çfarë lloj presioni të paprecedentë, të ashpër, të paligjshëm, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ushtrohet mbi shumë vende, përfshirë Serbinë. Për Serbinë në veçanti. Dhe ne e vlerësojmë shumë qëndrimin që ka marrë Serbia deri më tani, ne e kuptojmë se kushtet po ndryshojnë, por presim që çështjet më problematike t’i zgjidhim në kuadër të dialogut tonë të partneritetit konfidencial me miqtë tanë serbë”, iu tha Peskov gazetarëve, raporton RIA Novosti, transmeton Klankosova.tv.

Gazeta Izvestia shkruan se Peskov ka komentuar deklaratën e ministrit të ekonomisë së Serbisë, i cili të hënën ka kërkuar që Qeveria e Serbisë të shpallë urgjentisht vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, raportojnë mediat në Serbi.

“Vendi ynë tashmë po paguan një çmim të lartë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe po bëhet e padurueshme”, tha Rade Basta.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci