Të fundit

Lajçak: Synimi nuk është që dikush të fitoj apo humbas por të hapen dyert evropiane

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar për televizionin serb RTS se “parakusht themelor” për zbatimin e planit evropian është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan portali serb “kosovoonline”.

Sipas këtij portali, Lajçak ka thënë se propozimi evropian flet për normalizim të marrëdhënieve dhe jo për ndonjë kapitullim. Ai ka përsëritur se duhet të formohet Asociacioni dhe se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka as marrëveshje”, transmeton Paparaci.

Sipas tij, synimi nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë.

“Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim dyert evropiane”, ka thënë Lajçak.

Ai ka theksuar se takimi në Ohër synon arritjen e marrëveshjes për përmbushjen e marrëveshjes që ka aq shumë përkrahje nga BE-ja, për të cilën thekson se nuk i kujtohet se ka pasur një gjë të tillë në të kaluarën.

Lajçak ka shkuar dje në Beograd, ndërsa sot do të vazhdojë bisedimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qëllim që ta detyrojë presidentin serb ta nënshkruaj udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes evropiane. Në Beograd, Lajçak është takuar edhe me një pjesë të opozitës./Paparaci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci