Të fundit

Rusia do t’i dënojë me burgim ofenduesit e “Wagnerit”

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, e njohur si Duma, ka dalë pro një amendamenti që do t’i ndëshkonte personat që shpallen fajtorë për diskreditimin dhe ofendimin ndaj grupeve vullnetare në luftë ndaj Ukrainës.

Siç raportoi TheGuardian, ky ligj do të përfshijë edhe grupin e vullnetarëve “Wagner”, që po lufton krah ushtrisë ukrainase në territoret ukrainase.

Amendamenti fillimisht duhet të miratohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit, para se të kalojë te presidenti Vladimir Putin, që duhet ta dekretojë.

Sipas legjislacionit aktual, diskreditimi i ushtrisë ruse mund të dënohet deri në 5 vjet burgim, ndërsa përhapja e informacioneve të rreme mund të dënohet deri me 15 vjet burgim.

Vullnetarët e “Wagnerit” po luftojnë aktualisht në zonën e Bakhmutit, ku raportohet se Rusia ka pushtuar një pjesë të madhe të territorit.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci