Të fundit

Përparim Rama reagon ndaj grevës së punëtorëve të “Pastrimit”

Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me mbeturina për shkak të grevës së punëtorëve të Kompanisë Regjionale “Pastrimi”. Punëtorët e pastrimit janë të pakënaqur me pagat që ata marrin dhe kjo i ka detyruar t’i futen grevës.

Para pak çasteve për situatën e krijuar ka reaguar edhe kreu i kryeqytetit, Përparim Rama.

Ai ka thënë se kanë qenë aktivisht të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe janë të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti.

Postimi i Ramës:

Të nderuar banorë të qytetit,

Me shqetësim të madh po e adresoj grevën e fundit të punëtorëve të Ndërmarrjes “Pastrimi”.

Ne e kuptojmë zhgënjimin e punëtorëve dhe njohim të drejtën e tyre për të protestuar, por vendimi i tyre për të ndërprerë punën ka pasur një ndikim të rëndë në pastërtinë e qytetit tonë.

Rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kjo situatë është e papranueshme.

Ne kemi qenë aktivisht të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti.

Ndërkohë, ne jemi duke vendosur të gjitha burimet në dispozicion për të menaxhuar situatën dhe për të pastruar sa më shpejt mbeturinat.

Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju sigurojmë se po punojmë me përkushtim të plotë për të zgjidhur sa më shpejtë situatën.

Video nga Paradoks

"Ky veç po u jep peshqi": Pse populli po vazhdon ta zgjedh VV-në? Doarsa flet për sondazhet - "Nesër me shku n'zgjedhje jemi gati"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci