Të fundit

Fatmir Humolli konfirmon dorëheqjen nga Lëvizja Vetëvendosje

Doarsa Kica-Xhelili e Haki Abazi nuk do të mbesin të vetëm, si deputetë që kanë braktisur Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti tjetër nga ky grup, Fatmir Humolli do të jetë i radhës.

Ai ka konfirmuar për Paparacin se javën tjetër do të dalë me një vendim lidhur me angazhimin e tij politik në Kuvendin e Kosovës.

“Ashtu kam paralajmëruar para një viti dhe ashtu do të ndodh”, ka thënë Humolli për Paparaci.com.

Humolli në një prononcim tjetër për IndeksOnline ka thënë se plani i tij është që të largohet nga Grupi Parlamentar, megjithatë ka thënë se vetëm një marrëveshje me Kurtin do të mund t’ia ndryshonte vendimin.

“Ashtu siç kam deklaruar se pasi qeveria t’i bëj dy vite unë do të largohem nga Grupi. Mendjen mund të ma ndryshoj vetëm nëse ka një marrëveshje, e cila duhet të jetë publike”, ka thënë Humolli.

Humolli gjithashtu ka thënë se nuk ka pasur përpjekje për ndryshim brenda subjektit të cilin e përfaqëson si deputet.

“S’kam kërku sepse duhet mu pa gatishmëria për ndryshim. Ata nuk kanë gatishmëri. Nuk kanë koncept politik, më shumë sillen si shoqëri civile se sa udhëheqës të shteti”, ka shtuar Humolli.

Humolli gjithashtu ka shtuar se qeveria s’po i përmbush premtimet me të cilat ka ardhur në pushtet.

“I vetmi ndryshim është ndërrimi i klasës politike, rrotacion politik që ka pas nevojë Kosova. Ai është realizuar, ndërsa pjesën tjetër nuk ka arrit me kthy shpresën e popullit“, ka shtuar deputeti Humolli.

Ditë më parë nga Grupi Parlamentar i VV-së është larguar deputeti Haki Abazi.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci