Të fundit

E kërcënoi me sëpatë deputetin e Kuvendit të Kosovës, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar me inicialet A.A. është arrestuar sot në Suharekë, pasi dyshohet se e ka kërcënuar me sëpatë një deputet të Kuvendit të Kosovës dhe një roje të Parkut Nacional në Suharekë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, raporton Paparaci.

Rasti për të cilin dyshohet se është kërcënuar deputeti i Parlamentit të Kosovës, ndërlidhet me një denoncim të një rasti për bartje ilegale të drunjve në Parkun Nacional në Suharekë.

Deputeti dhe roja i Parkut i kishin denoncuar të dyshuarit për bartje të drunjve, para se të kërcënoheshin nga njëri prej të dyshuarve.

I dyshuari për kanosjen e deputetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Sipas ankuesve, kur ata i kanë takuar personat e dyshimtë të cilët ishin duke bartur dru në mënyrë të paligjshme, të dyshimtit nuk kanë pranuar të legjitimohen, ndërsa njëri nga ata i kanosur viktimat me sopat dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka bërë të ditur policia.

Policia e Kosovës, e ka arrestuar sot të dyshuarin.

“Në prezence të avokatit mbrojtës i dyshuari është deklaruar për incidentin, në deklarimin e tij ai pohon të këtë pasur një mosmarrëveshje dhe fjalosje me viktimat, por mohon qe ka përdor fjale kanosëse”, ka thënë policia.

Njoftimi i plotë: 

Me datë 12 mars 2023, rreth orës 15:00 Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga një ankues, se në bjeshkët e fshatit Bukosh ishin kanosur nga disa persona të dyshuar, të cilët i kishte hasur duke bartur dru me dy traktor.

Pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, të mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejt, kanë dal në vendin e ngjarjes, aty takuar ankuesit , njëri deputet në Parlamentin Republikës së Kosovës ndërsa tjetri roje e Parkut Nacional.

Sipas ankuesve, kur ata i kanë takuar personat e dyshimtë të cilët ishin duke bartur dru në mënyrë të paligjshme, të dyshimtit nuk kanë pranuar të legjitimohen, ndërsa njëri nga ata i kanosur viktimat me sopat dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Nga policia në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “ Kanosje” dhe kanë filluar hetimet në identifikimin e të dyshimtit.

Sot me datë 14.03.2021 është identifikuar i dyshuari (A.A. 34 vjeç, nga komuna e Suharekës) për të cilin ekziston dyshimi i bazuar që ka kanosur viktimat.

Në prezence të avokatit mbrojtës i dyshuari është deklaruar për incidentin, në deklarimin e tij ai pohon të këtë pasur një mosmarrëveshje dhe fjalosje me viktimat, por mohon qe ka përdor fjale kanosëse.

Me aktvendim te Prokurorit të Shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren i dyshuari ndalohet në ndalim policor për 48 orë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci