Të fundit

Vdes në Spitalin e Pejës një i burgosur, Shërbimi Korrektues jep detaje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Pejës.

65 vjeçari me inicialet R.M ka ndërruar jetë sot rreth orës 09:40, i njëjti nga fillimi i mbajtjes së dënimit ishte pranuar me sëmundje dhe komplikime shëndetësore.

“Sot gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me dyshime në sulm në zemër. I është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut për në Spitalin Rajonal të Pejës duke iu dhënë ndihma adekuate dhe reanimimi kardiopulmonr tërë kohën”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

SHKK shton se përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të DSHB-së dhe të Emergjencës në Spitalin Rajonal të Pejës, i burgosuri nuk arriti të mbijetoj sulmit.

“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci