Të fundit

Gjakovë: 40 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim, INTERPOL-i lëshon urdhër-arrest për ekstradim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e paraburgimit deri në përfundim të procedurës për lejueshmërinë e ekstradimit, duke i caktuar masën e paraburgimit 40 ditë të kërkuarit/pandehurit L.S., për vepër penale të dhunimit.

Sipas njoftimit, INTERPOL- ka lëshuar urdhërarrest për arrestimin e të kërkuarit/pandehurit L.S., nga Republika Federale e Gjermanisë, me kërkesë për ekstradimin e tij autoriteteve të Gjermanisë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i kërkuari/pandehuri L.S., në territorin e RF të Gjermanisë ka kryer vepër penale, “abuzim seksual i rënduar i një fëmije që përkon me dhunimin” nga neni 176C par.1.177 nënpar. 1.5 dhe 6.52 i Kodit Penal të Gjermanisë, që është e parapare edhe në legjislacionin tonë vepra penale e dhunimit nga neni 227 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“I kërkuari/pandehuri L.S., është shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendimin e datës 29.08.2022 të Gjykatës së Heidelbergut të Gjermanisë. I njëjti do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej dyzet (40) ditë, i cili do të llogaritet nga data 13 mars 2023 dhe do të zgjasë deri më 22 prill 2023”.

Po ashtu, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Ilir Rashkaj, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës së konkretizimit të ekstradimit, gjegjësisht marrjes së vendimit për lejueshmërinë e ekstradimit.

“Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci