Të fundit

Katër muaj pas lançimit, Meta tërheq NFT-të në Facebook dhe Instagram

Përpara se të fillonte në të vërtetë, Meta tha se do të hiqte mjetet e NFT-ve në Instagram dhe Facebook.

Lajmi u bë i ditur nga vetë divizioni Meta Commerce i kompanisë dhe shefi i Fintech Stephane Kasriel. Është një surprizë pasi vjen në një kohë që Meta ka investuar aq shumë në metaverse.

Më 13 Mars 2023, Stephane Kasriel zbuloi se Meta do të zhvendoste fokusin nga NFT-të në hapësira të tjera ku kompania mund të kishte një impakt.

Për momentin kompania do të braktisë iniciativën e koleksioneve dixhitale për tu përqendruar në mënyra të tjera të mbështetjes së krijuesve, njerëzve dhe bizneseve përmes Meta Pay dhe Reels.

Meta lançoi shitjet e NFT-ve për krijuesit në Nëntor të 2022 dhe një tërheqje kaq e shpejtë nuk do të inspirojë besim në planet e gjigantit për metaverse dhe Web3.

Lëvizja e Meta zuri botën kripto në befasi. Edhe pse lançimi i parë i NFT-ve ishte i kufizuar, qëndronte në një linjë me versionin afatgjatë të kompanisë.

Kompania investoi 36 miliardë dollarë në metaverse dhe bizneset VR njohur si Reality Labs gjatë viteve 2019-2022 por humbi 30.7 miliardë dollarë.

CFO i Meta David Wehner pret që shitjet e Reality Labs të rriten në 2023. /PCWorld Albanian

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci