Të fundit

“Spitali i Prishtinës po vjen”, Rama: Janë ndarë 1.3 mln €, ndërtimi fillon këtë vit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se sot është bërë prezantimi i planit të detajuar për Spitalin Gjeneral të Prishtinës, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë këtë vit.

Rama tregoi se për këtë spital janë ndarë parcela në Prishtinën e Re si dhe buxhetit prej 1.3 milionë euro.

Sipas të parit të kryeqytetit, spitali i ri do të ketë rreth 200 shtretër, transmeton Paparaci.

Departamentet kryesore do të jenë kirurgjia, internistika, gjinekologjia dhe pediatria.

“Faleminderit partnerëve tanë nga ICME, për punën fantastike në krijimin e një objekti të denjë që do të plotësojë të gjitha kushtet e qytetarëve të Prishtinës. #prishtinapraktike”, shkroi ai në Facebook.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci