Të fundit

Vetëvendosje me aksion para komunës për bërllokun në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar për shkak të problemeve që janë krijuar nga mos grumbullimi i mbeturinave në kryeqytet.

“Lagjet tona janë mbushur me mbeturina. Trotuaret, rrugicat, parqet, veç kanë filluar të kundërmojnë. Sot në ditën që njihet si Dita e Verës, në vend se të flasim për përmirësimin e kushteve e hapësirave të gjelbra ende duhet të merremi me një problem kaq elementar siç është papastërtia”, ka shkruar LVV në Facebook.

Sipas tyre Prishtina kurrë s’ka qenë me keq në këtë pikë.

“Duke e ditur rrezikun që shkakton ky fenomen në përhapjen e viruseve e sëmundjeve të ndryshme, në shtimin e numrit të qenve endacak, e në shumë aspekte tjera, duhet reagim urgjent i Komunës”.

“Me 09 Tetor 2021, Kryetari Rama premtonte se Prishtina do të ndryshonte tërësisht pamjen përmes menaxhimit efikas të mbeturinave. Uran Ismaili po ashtu premtonte se brenda 100 ditëve do ta zgjidhte përfundimisht problemin e mbeturinave”, vijon tutje reagimi i LVV-së.

Sipas partisë opozitare në kryeqytet situata me mbeturina vetëm se është degraduar edhe më shumë dhe gjendja është alarmante.

“Këtë situatë si duket nuk po e shohin vetëm komunarët në pushtet, andaj sot mbeturinat që nuk po i largon kompania komunale, i larguam ne, nga qendra e qytetit dhe i sollëm tek Komuna e cila duhet t’i heq sa më parë këto dhe të tjerat në rrugët e Prishtinës”.

“Nëse Komuna nuk bënë zgjidhje për këtë problem, atëherë adresa ku duhet t’i hedhim mbeturinat është kjo, pra Komuna e Prishtinës”, vijon tutje njoftimi i LVV Prishtinë.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci