Të fundit

Pavarësisht përkrahjes së madhe të publikut, Luizi i bindur që nuk e fiton Big Brotherin

Banori i shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli është njëri nga banorët më të komentuar te momentit.

Ai është kthyer në personazhin më të preferuar të shikuesve jo vetëm për karakterin e tij karizmatik, por edhe lojën e tij brenda shtëpisë.

Përkundër se për publikun shihet si fitues, artisti shkodran nuk është fare i sigurt për këtë.

Ai këtë e ka theksuar disa herë brenda, edhe pse ka dhuruar momente shumë të bukura përgjatë kësaj kohe.

Së fundmi në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, këngëtari tregoi një ëndërr të cilën kishte parë, që ka të bëjë pikërisht me BBVA.

“Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ta jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabimin tim, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë”, u shpreh 37-vjeçari.

I njëjti është i bindur që do të shkojë deri në finale, por që nuk do të jetë fituesi.

“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”, tha mes tjerash Ejlli.

Luizi tashmë ka thyer çdo rekord shikueshmërie si dhe ka mbledhur mijëra fansa në rrjetet sociale.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci