Të fundit

Sadiku me thirrje publike për Qeverinë e Indisë: Më lejoni të garoj me të drejta të barabarta

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka publikuar një videomesazh drejtuar Qeverisë së Indisë, për ta rishqyrtuar vendimin e tyre për ndalimin e boksieres kosovare në Kampionatin Botëror të boksit.

Fillimisht Qeveria e Indisë ka refuzuar të lëshojë viza për anëtarët e delegacionit kosovar, kurse më pas ka paraqitur kushtin për prezantim pa simbole. Një kusht i tillë nuk është pranuar nga federata kosovare, që në bashkërendim me autoritetet e vendit ka vendosur që të mos udhëtohet fare për në Indi.

Përmes një videomesazh, Sadiku ka kërkuar që Qeveria e Indisë të rishqyrtojë vendimin e saj dhe ta lejojë të garojë atë me të drejta të barabarta me të gjithë sportistët tjerë.

“Përmes kësaj videoje i bëjë thirrje Qeverisë së Indisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe të më lejohet garimi me Republikën e Kosovës dhe me të gjitha të drejtat që më takojnë”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e saj.

Sadiku kishte fituar medaljen e bronztë në botërorin e kaluar, ndërsa këtë vit ajo e ka të pamundur garimin.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci