Të fundit

MKRS-ja me reagim për rastin e Sadikut: E papranushme që Kosova të trajtohet ndryshe nga të tjerët

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar pasi qeveria indiane ka ndaluar boksieren kosovare, Donjeta Sadiku, ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit me simbolet shtetërore.

Fillimisht Sadikut i ishte ndaluar pjesëmarrja, ndërsa pas bisedimeve Qeveria e Indisë kishte vendosur kushte diskriminuese për Sadikun. Medalistja e bronztë botërore dhe evropiane do të mund të merrte pjesë në botëror por ajo e kishte të ndaluar të paraqiste simbole shtetërore, si flamuri dhe intonimi i Himnit të Kosovës ishte i ndalaur.

Në bashkëpunim me MKRS-në, Sadiku vendosi të mos marrë pjesë në Kampionatin Botëror, pasi ajo nuk ishte e barabartë me garuesit tjerë edhe pse Kosova gëzon të drejtat e barabarta me të gjitha federata e boksit.

Përmes një reagimi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka kërkuar që sportistët kosovarë të trajtohen njësoj sikurse të gjithë sportistët tjerë në këtë kampionat.

Përmes një videmesazh ka reaguar edhe vetë boksierja Sadiku. Ajo ka kërkuar që institucionet indiane të shqyrtojnë edhe njëherë vendimin e tyre.

Vitin e kaluar, Donjeta Sadiku kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror dhe atë evropian.

 

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci