Të fundit

Ndeshjet çerekfinale, mësohen gjyqtarët e ndeshjeve

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar delegimet e personave zyrtarë për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Dueli mes Prishtinës e Ballkanit i është besuar gjyqtarit, Dardan Çaka. Ai do të ndihmohet nga Edmond Zeqiri e Besnik Morina.

Përpos ndeshjes mes Prishtinës e Ballkanit, nesër do të zhvillohen edhe tri duele tjera.

Dueli mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit do të drejtohet nga Genc Nuza, derisa Vushtrria dhe Behari nga Visar Kastrati.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në Podujevë mes Llapit dhe Malishevës, drejtësinë do ta ndajë Burim Jahmurataj me ndihmësit Hekuran Osmani dhe Gzim Mehmeti.

Të katër ndeshjet do të zhvillohen nesër me fillim nga ora 13:00.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci