Të fundit

Vedat Muriqi në mbështetje të Donjeta Sadikut

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi i ka dalë në mbrojtje boksieres kosovare, Donjeta Sadikut, pas diskriminimit që ju bë asaj nga India.

Federata e Boksit të Indisë kërkoi që Donjeta Sadiku të merrte pjesë pa asnjë simbol të shtetit tonë, teksa në rast fitores së ndonjë medalje të mos intonohet as himni, gjë e cila i shkel të gjitha rregullat sportive.

Pas reagimeve të shumta, në mbrojtje të Donjetës ka dalë sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.

“Duke qenë se flamuri dhe himni i Kosovës nuk u pranuan për arsye politike në Indi, Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në turneun e boksit. Nuk duhet harruar fuqia unifikuese e sportit dhe këto sanksione nuk duhet të zbatohen ndaj sportistëve”, ka shkruar Muriqi në postimin e tij.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci