Të fundit

Ish-kryeinspektori i MD-së jep detaje për dy raportet në rastin Dehari

Ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, ka folur për arsyet e shkarkimit të tij, teksa ka përmendur dy raportet në çështjen e Astrit Deharit.

Sipas tij, këto dyja raporte kanë dallime mes vete, transmeton Paparaci.

Topalli, shprehet se njëri nga raportet nuk ka qenë zyrtar. Ai theksoi se raporti i datës 16 nëntor, ka pasur karakter informues dhe nuk ka qenë zyrtar.

Ndërkohë, raporti final ka qenë i datës 21 nëntor, ku është përfshirë edhe deklarata e dëshmitarit i cili e kishte dhomën ngjitur me atë të  ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Deharit.

“Bëhet fjalë për një raport të datës 16, nëntor, është raport preliminar njoftues, nuk është i vetëm datës 16 por ka edhe të tjera raporte. Ka edhe me telefon që i kam njoftuar kabinetin e ministres, qoftë dhe me gojë”, tha ai, ndërsa theksoi se inspektimi ka zgjatur mbi 15 ditë.

“Për çdo ditë kam gjetur elemente të reja. Ajo është një pjesë e raportit e paprotokolluara, nuk është raport zyrtar, është informativ, i nënshkruar prej meje për të treguar autenticitetin. Kanë përfunduar të gjitha elementet tjera, e kam bërë raportin përfundimtar, me numër të protokollit, e kam protokoluar, dhe është raporti i datës 21 nëntor”, tha ai në RTV Dukagjini.

Sipas Topallit, raporti i datës 16 dhe 21 dallojnë vetëm për shkak të terminologjisë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci