Të fundit

Kush i “përçau” Stupcat i pari – “zbulohet” e vërteta

Ndarja e “Stupcave” muaj më parë bëri bujë të madhe mediatike. E gjithë kjo nisi nga një deklaratë e aktorit Vedat Bajramit, i cili kishte thënë që “Stupcat” do të rikthehen.

Pas kësaj kishte reaguar edhe Osman Azemi i cili kishte njoftuar se nuk do të ketë një rikthim të “Stupcave”, por që do të mbetën në arkivin dhe kujtesën e çdo familjeje shqiptare, shkruan Paparaci.

Çështja e tyre kishte përfunduar në gjykatë ku Osman Azemi kishte kërkuar që të mos përdoret emri “Stupcat” pa lejen e tij deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Disa ditë më parë, Vedati ka folur për herë të parë rreth ndarjes së “Stupcave” me njërin nga ish-banorët e shtëpisë së BBVK-së, Fisnik Junikun i cili ishte futur në shtëpi për disa orë.

Vedati, gjatë bisedës me Fisin kishte thënë që Osmani ka qenë i pari i cili është ndarë nga grupi duke filluar karrierën si i vetëm, shkruan Paparaci.

“Osmani ia ka nisur të punojë vetë i pari edhe kemi pauzuar një kohë. Nuk kemi dashur të bëjmë diçka. YouTube-n e gëzojmë të tre bashkë, të tre jemi aksionarë. Zyrtarisht nuk kemi ndarë asgjë edhe unë e Mensuri i kemi bërë këto skeçet e vitit të ri se gjynah është që ta lëmë se publiku na njeh”, tha ai.

Por, në kanalin zyrtarë në YouTube shihet që Vedati kishte hapur kanalin e tij me datën 2 janar të vitit 2022 ku ka publikuar skeqin e parë në kanalin e tij, duke filluar kështu i pari ndarjen nga grupi ku më pas edhe Osman Azemi ka hapur kanalin zyrtar të tij në YouTube.

Vedati gjatë bisedës theksoi se secili ka të drejtën e tij të zhvillojë një karrierë vetëm, por që zyrtarisht janë akoma të tre aksionarë në YouTube.

“Ne privatisht me asnjërin nuk kemi pasur kurrë asgjë. Po faktorë tjerë, dikush dëshiron të ndihet vetë më i saktë më i sigurtë, dëshiron që ta bëjë vetë karrierën, është e drejta e secilit. Por ndërkohë derisa ec vet nuk mund ta mbysësh një emër ose një karrierë”, tha aktori./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci