Të fundit

Çollaku përmend ndryshimin e Kushtetutës: Serbia fiton me planin evropian, këto janë implikimet

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka deklaruar se gjërat kanë derivuar ku tanimë nuk gjendet njohja reciproke e Kosovës nga Serbia, bazuar në planin franko-gjerman.

Madje, ai tha se kjo marrëveshje është absolutisht më e mirë për Serbinë sesa Kosovën.

Ai tha se shqetësuese për të është neni 7 i planit evropian. Sipas tij, marrëveshja është e panegociueshme. Theksoi se nuk çon peshë nëse do të zbatohet Asociacioni pas 50 ditësh apo çfarë do të ndodhë me pikën 7.

Çollaku shprehet se një nen apo marrëveshje e tillë mund ta rrezikojë Kushtetutën e Kosovës, ndërsa ka thënë se kjo është një lloj autonomie brenda shtetit tonë.

“Sot e dëgjova e për herë të parë nga presidentja që (neni 7) është koncesioni më i madh që Kosova ka bërë në këtë marrëveshje”, shtoi ai në Klan Kosova.

“Neni 7 është e re dhe e panevojshme. Si ka përfunduar në tavolinë. Kryeministri Kurti duhet t’ia shpjegojë këtë qytetarëve dhe ka shkuar në dëm të interesave të Kosovës”, vijoi ish-këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Ndër të tjera, ai druan se për t’u zbatuar ky nen në Kosovë, mund të ketë implikime dhe ndryshime të Kushtetutës, raporton Paparaci.

“Nëse Kosova e ka bërë këtë që druaj se ka implikime të ndryshimeve eventuale të Kushtetutës. Do të jetë e vështirë që ta akomodojë një kërkesë të tillë pa e ndryshuar Kushtetutën e Kosovës”, shtoi Çollaku.

“Problematike është pyetja se çka ka fituar Kosova në këmbim të këtij koncesioni”.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci