Të fundit

Kurti pret në takim përfaqësues të kompanive tregtare vendore

Përkrah zëvendëskryeministrit të Parë, Besnik Bislimi, ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe shefit të Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha tregtare vendore.

Me Xhevdet Rexhepin, përfaqësues i Viva Fresh, Shaip Mikollvcin, përfaqësues i Interex dhe Emona, Ramiz Kelmendin përfaqësues i grupit Elkos dhe Hakif Gashi, përfaqësues i Meridian dhe Spar, u diskutua për ambientin e të bërit biznes, për veçoritë dhe rolin e sektorit privat në zhvillimin ekonomik të vendit por dhe vështirësive gjatë krizave globale, për rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë mes, dhe për bashkëpunimin ndërmjet publikes dhe privates.

“Së fundmi, sipas raportit të Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe të të hyrave tatimore mes vitin 2020-2022. Ky sukses vjen si rezultat i rritjet së formalizmit të ekonomisë të nxitur edhe nga masat e Qeverisë në kuadër të Pakos për Ringjalljet e Ekonomisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci