Të fundit

City mbyll pjesën e parë me avantazh prej tre golave

Manchester City duket se e ka përfunduar para kohe ndeshjen ndaj RB Leipzig. “Qytetarët” e kanë mbyllur pjesën e parë me avantazh prej tre golave.

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland shënoi dy gola të shpejtë. Ai realizoi në minutën e 22-të dhe në minutën e 24-të.

Haaland u bë golashënuesi më i ri dhe më i shpejtë që arrin kuotën e 30 golave në Champions League.

Haaland nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e tretë, për të siguruar “hat-trick” në ndeshje.

City është duke udhëhequr me rezultat 3:0.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci