Të fundit

Ahmeti: Kurti po kujton që po ua luan lojën Amerikës dhe Evropës

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur se kryeministri i vendit, Albin Kurti, me deklaratat e tij, po mendon se është duke ia luajtur lojën Amerikës e Evropës.

Ahmeti tha se është tepër mirë që të flitet me popullin në mënyrë të sinqertë, pasi sipas tij, diskutimi “po Zajednicës” e “jo Zajdenicës”, është kot.

“Mendoj se kjo marrëveshje ka hapësirë të madhe për kritikë, por varet se si do ta lexosh. Nëse do t’i lexosh vetëm gjërat e këqija, do t’i shohësh veç ato, e që ka të këqija. E njëjta është edhe me gjërat e mira dhe nuk mund ta them atë versionin pejganberik se Albini s’bën gabime dhe kjo qeveri është më e mira, sepse po të mos kishim koncesione, s’do të kishim dialog”, është shprehur Ahmeti në Rubikon.

Tutje, ai e komentoi edhe deklaratën e sotme të kryeministrit Kurti i cili tha se “jam duke lexuar literaturë të negociatave”, për të cilën, sipas Ahmetit, ishte si ndeshje boksi.

“Nëse themi se kjo marrëveshje është e keqe e s’po e nënshkruajmë, atëherë koha s’po punon për ne, status quo-ja s’po punon për ne. Unë s’po them që duhet ta nënshkruajmë këtë marrëveshje me çdo kusht, por s’duhet t’i shtrijmë këmbët më gjatë se jorgani. Unë po them se marrëveshja ka pika të mira”, u shpreh Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Video nga Paradoks

"Në VV s'mundesh me pasë mendim privat": Valon Syla flet edhe për 'përzierjen' e fesë në politikë - "Ibrahim Rugova i ka fitu 68% me fotografi të Nënës Terezë e Papa Gjon Palit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci