Të fundit

Grubi i quan të shkëlqyeshme raportet me Kurtin, ankohet për mungesë të kontakteve

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi, i ka quajtur të shkëlqyere raportet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndonëse siç u shpreh ai, ka pak kontakte mes të dyve, transmeton Paparaci.

Sipas tij,  do të ishte më mirë nëse do të kishte më shumë komunikim mes Kurtit dhe partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Janë të shkëlqyera, kontaktet nuk janë të shumta, për fat të keq. Edhe pse do të kishim dashtë të jemi më të afërt në kontakte, në përvoja, por Kosova dhe Kurti dhe gjithë kabineti qeveritar, e dinë që e kanë një avokat shumë të rëndësishëm, te Ahmeti te ne në Qeveri, për Kosovën, përfshi për liberalizimin e vizave”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ai u përfshi edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, teksa u shpreh se shpreson që të arrihet një marrëveshje reciproke mes të dyja vendeve.

Ndër të tjera, Grubi po shpreson që në takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit të shtunën në Ohër, të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci