Të fundit

Dikur ia rrotullonte kamionët, sot Kurti e pret në zyrë importuesin e mallrave serbe

Kryeministri, Albin Kurt, të martën ka pritur në takim një grup tregtarësh kosovarë, por ajo që ra në sy ishte prania e pronarit të kompanisë “Elkosi”, Ramiz Kelmendit.

Kelmendi ishte në krye të  tregtarëve dhe si ai si kryeministri Kurti në fotot e dërguara nga kryeministria shiheshin në humor mjaft të mirë, shkruan Paparaci.

Por, nuk qëndronte gjithëmonë kështu, Albin Kurti, dikur si opozitarë i rrotullonte kamionët e kompanisë të Kelmendit, të cilat sipas tij bartnin produkte serbe.

Në vitin 2012 qytetarët e Kosovës të thirrur nga Albin Kurti qëndruan më shumë se 12 orë në të ftohtë duke protestuar afër vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë.

Albin Kurti në atë kohë deklaronte se po e mbron Republikën duke mos lejuar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.

“Do të vazhdojmë të qëndrojmë edhe në orët në vijim, edhe në ditët në vijim, deri atëherë kur Qeveria e Kosovës do të thotë ‘tash do ta bëjë shtetin e dinjitetshëm, do ta mbrojë republikën’. Kufiri me Serbinë është ndërkombëtar, Serbia është shtet armik dhe nuk do të lejohet ndërhyja dhe hyrja e saj”, thoshte Kurti aso kohe, derisa qëndronte me protestuesit në dalje të Podujevës.

Protesta e 14 janarit 2011

Në atë protestë Kurti, thoshte se e ka vendosur reciprocitetin dhe sipas tij nuk ishte lejuar që të hyjë nga Serbia asnjë kamion apo automjet i vogël me targa serbe.

“Prej se ka filluar kjo protestë paqësore po zbatohet reciprociteti i plotë politike, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Për shkak se asnjë maune, asnjë makinë e Serbisë nuk po kalon. Pra, motoja jonë “Serbia nuk kalon” po zbatohet dhe Policia e Kosovës është ajo që nuk po na i sjellë maunet dhe veturat e Serbisë në brendi të territorit të Kosovës”, thoshte në vitin 2011 kryeministri aktual.

Për këtë takim të Kurtit ka reaguar edhe reaguar Dardan Molliqaj ish-funksionar i lartë i VV-së, që dikur përkrahë Kurtit rrëzonin kamionët me mallra serbe.

Ai i ka kujtuar kryeministrit se Ramiz Kelmendi është ndër importuesit më të mëdhenj të mallrave serbe në Kosovë.

Kurti si kandidat për kryeministër edhe më 2019 ishte përplasur me Kelmendin.

Kurti e kishte takuar Amar Pushkën, për të cilin është raportuar se është larguar nga kompania e Ramiz Kelmendit vetëm pse ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndaj këtij shkrimi të Kurtit ka reaguar ashpër ish-deputeti Ramiz Kelmendi, i cili i thoshte Kurtit pushka top t’u bëftë.

Kelmendi ndër të tjera shkruan “Albin, në Kosovë nuk ka regjime dhe nuk do ketë regjime. HARROJE!”.

Por duket se të gjitha këto Kurti e Kelmendi i kane harruar në takimin të cilin e kanë mbajtur sot dhe i kanë harruar hatërmbetjet e sotme. /Paparaci/

 

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci