Të fundit

Haziri: Takimi në Ohër mund ta komplikojë procesin e dialogut

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se takimi në Ohër që do të zhvillohet më 18 mars, mund ta komplikojë më tutje procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, ky proces mund njëkohësisht ta konfirmojë një marrëveshje të pranuar në Bruksel.

“Tanimë diplomacia e Lajçak është pjesë e praktikës së modalitetit të negociatave. Qëndrimi javën e kaluar në Prishtinë, një vikend në mes i zbrazur për t’u kthyer në Serbi dhe për të përgatit takimin e Ohrit”, tha ai për RTV21, transmeton Paparaci.

“Ne kemi një marrëveshje në parim e pranuar nga të dy palët dhe tani presim që pjesë e atij takimi të bëhet edhe dokumenti plotësues që llogaritet të jetë pjesë integrale e marrëveshjes për të cilën nuk ka dakordim të palëve dhe me vet faktin që ka një dallim te kjo çështje, atëherë Ohri mund ta konfirmojë një marrëveshje të pranuar në Bruksel, apo mund ta komplikojë edhe më tutje këtë proces të dialogut. Mbetet të shihet prej palëve”.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci