Të fundit

Me vështirësi, Interi kalon tutje në çerekfinale

Skuadra e Interit ka siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Portos.

Interi mbylli ndeshjen e kthimit me barazim pa gola, mirëpo avantazhi nga ndeshja e zhvilluar në Milano i ndihmoi zikaltrit të kalonin tutje.

Porto kishte disa mundësi të mira shënimi në fundin e ndeshjes, por fati nuk ishte në anën e tyre pasi që dy herë topi goditi transversalen.

Inter bëhet skuadra e dytë italiane pas Milanit që kalon në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

 

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci