Të fundit

Alarmante: Për dy muaj, nga Kosova u larguan 52 mjekë

Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë.

Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi.

Shifra alarmante janë shënuar nga ikja e mjekëve edhe deri më tani në këtë vit.

“52 mjekë gjatë vitit 2023 janë larguar nga puna për të shkuar jashtë vendit”.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

Njëra ndër arsyet e ikjes së mjekëve, sipas Sejdiut është çështja e pagave.

Ai ka thënë se ka shumë arsyeje që çojnë profesionistët deri në largimin e vendit.

“Arsyet e mjekëve janë të shumta që po largohen nga vendi i punës për jashtë vendit. Vitin e kaluar përmes një sondazhi kanë qenë kushtet e punës, kualiteti i specializimeve dhe paga por këtë vit ka ndryshuar ky sondash dhe është arsyeja e parë është  mundësia e punësimit e dyta është çështja e pagave dhe e treta kushtet e punës“, u shpreh Sejdiu.

E fenomeni i largimit të profesionistëve shëndetësorë nga sistemi shëndetësor publik i Kosovës është paraqitur tash e disa vite, ku mjekët dhe infermierët destinacionin kryesor për të ushtruar profesionin e tyre e kishin Gjermaninë.

Në Kosovë, paga e një mjeku specialist sipas Ligjit për Paga arrin në 1260 euro bruto, përderisa në Gjermani të njëjtëve po u ofrohen paga mbi 5000 euro dhe kushte shumë më të favorshme në punë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci